0Ministria  e transportit e Rusisë po shqyrton çështjen që ka të bëjë me dhënien e së drejtës kompanisë ajrore të Gjeorgjisë për kryerjen e fluturimeve charter midis Moskës dhe Tbilisit gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Fluturimet midis Moskës dhe Gjeorgjisë u ndërprenë në gusht të vitit të kaluar, menjëherë pas fillimit të veprimeve ushtarake në territorin e Osetisë së Jugut. Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi këtë muaj, se divergjencat politike midis Federatës Ruse dhe Gjeorgjisë nuk duhet të pengojnë komunikimin e popujve të të dy vendeve.