0 Federata Ruse dhe Turkmenia ranë dakort për rifillimin e furnizimit të gazit turkmenistanas. Furnizimet e gazit do të realizohen mbi bazë të formulës së kostos, e cila përkon plotësisht me kushtet e tregut europian të gazit, theksoi Zëvëndësi i Kreut të "Gazprom"-it Aleksandër Medvediev. Rusia dhe Turkmenia do të realizojnë gjithashtu së bashku projektet për ndërtimin e gazsjellësit pranë Kaspik dhe gazsjellësit "Lindje-Perëndim". Ekzistojnë edhe një sërë projektesh për ndërtimin e gazsjellësve të rinj edhe nëpërmjet territorit të Turkmenisë, ndoshta dhe më tej në drejtim të Europës, njoftoi ai.