0Gjatë viteve të afërta astronautët japonezë do të fluturojnë në kozmos me anijet kozmike ruse "Sojuz", besueshmëria tek të cilat është rritur si rezultat i përdorimit të teknologjive të reja, shkruan gazeta japoneze "Iomiuri". Ndër të tjera, thekson "Iomiuri", lëshimi i aparatit rus të pilotuar kushton gati 10 herë më lirë se ai amerikan. Në vigjilje "Sojuz" u nis nga kozmodromi i Bajkonurit për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Në bordin e saj ndodhen rusi Oleg Kotov, astronauti i NASA-s Timothy Creamer dhe japonezi Noguchi Soichi.