0Bashkëpunimin në sferën energjetike do të diskutojnë sot në negociatat në Ashhabad presidentët e Federatës Ruse dhe Turkmenistanit, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Gurbangulli Berdimuhamedov. Vemendje e veçantë do ti kushtohet bashkëveprimit në kuadrin e "Pesëshes së Kaspikut" dhe situatës në Afganistan. Medvediev do të marrë gjithashtu pjesë në ceremoninë e inagurimit të shkollës së re rusishtfolëse me emër të Pushkinit, e cila është e vetmja shkollë e mesme në Turkmeni, që punon sipas programit rus 11 vjeçar të arsimimit.