0Kompania "Evrostar" po rifillon pjesërisht sot qarkullimin hekurudhor midis Parisit dhe Londrës me anë të tunelit nën ngushticën e La Manshit, që u ndërpre tre ditë më parë për shkak të motit të keq. Siç deklaruan në udhëheqjen e kësaj kompanie, situata do të  normalizohet plotësisht vetëm pas Krishtlindjeve.