0Një nga muzetë memorialë më të vizituar të botës - Shtëpia muze e Pjotër Çajkovskit në Klin - mbush plot 115 vjet që nga dita e themelimit të vet. Për këto vite shtëpinë e kompozitorit në qytetin e vjetër rus në periferitë e Moskës e kanë vizitur miliona njerëz. Gjithsej 17 muaj të jetës së vet kaloi Çajkovskij në këtë çiflig të vjetër dhe prej këtej u nis me turneun e tij koncertal në Peterburg, ku në janar të vitit 1893 dhe ndërroi jetë. Pas vdekjes së tij të vëllait të kompozitorit - Modestit i lindi në mendje ideja për të lënë të paprekur çdo gjë në shtëpinë e Çajkovskit, ashtu si në të gjallë të tij. "Kjo është bota hapësinore dhe objekteve të Çajkovskit në të gjitha detajet: që nga kapelet dhe çibukët e tij e deri tek biblioteka unikale, e cila numëron më tepër se 2000 vëllime në degë të ndryshme njohurish", vuri në dukje në intervistën dhënë për "Zërin e Rusisë" Drejtoresha e muzeut Galina Bjellonoviç: "Muzeu ynë memorial është më i vjetri në Rusi. Për një kohë të gjatë ai ishte i vetmi në llojin e vet dhe vetëm me kalimin e kohës sipas shembullit të tij u krijuan edhe shumë muzeume të tjera të famshme në vendin tonë. Dhe ajo rrethanë, se sipas të dhënave të UNESKO-s, Çajkovskij është një nga kompozitorët më të ekzekutuar në botë, ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe". Që nga momenti i krijimit në muze u dukën librat, në të cilët vizitorët lënë përshtypjet e tyre. Shënimet më të para si kujtim janë lënë në këta libra në formë skicash ndaj potretit të Çajkovskit. Ja, për shembull, një nga ato: "Njeri shtatmesëm, i thjeshtë dhe mjaft elegant, disi i sikletosur, i vënë në pozitë nga vemendja që i kushtojnë të tjerët... Sytë të lodhur, si të kapitur nga puna e kabinetit. Ndihet forca e madhe, e koncentruar e zhvendosur në thellësi të shpirtit të tij". Në Shtëpinë e Çajkovskit në kohëra të ndryshme vinin njerëz të shquar, por, në radhë të parë, sigurisht, muzikantët, të cilët e quanin për nder të madh të merrnin pjesë në mbrëmjet muzikore në Klin. Në pianon e kompozitorit famoz kanë luajtur pianistë të famshëm të tillë si Svjatosllav Rihter, Vladimir Gorovic, Van Cliburn. Dhe ata vinin në dukje, se muzika e Çajkovskit, kaq e njohur nga ekzkutimi në sallat e koncerteve dhe prej audioregjistrimeve, në Shtëpinë e autorit tingëllonte në mënyrë krejtësisht tjetër... Piano në shtëpinë-muze në Klin gjallërohet, si i thonë fjalës, "merr jetë" tre herë në vit: në ditën e ditëlindjes, në ditën përkujtimore dhe në ditën e emrit të kompozitorit. Vetë Pjotër Çajkovskij nuk i kishte fort për zemër festat, por ditën e emrit e kremtonte gjithmonë. Më 12 qershor ai shkonte patjetër në kishë me qëllim që të merrte pjesë në shërbesën e një lutjeje të shkurtër për nder të apostujve të shenjtë Pjotër dhe Pavel, ftonte miqtë më të afërt në gosti dhe përfundonte festa patjetër me fishekzjarre. Në ditët tona ditën e emrit të Çajkovskit e kremtojnë me një festival të madh nën qiell të hapur, kur muzika e kompozitorit tingëllon nga çdo skaj i parkut që rrethon çifligun. Por jeta në muze nuk rresht kurrë. Ajo zien, në kuptimin e plotë të fjalës. "Për ne kryesore nuk janë vetëm festat, por edhe puna që është jashtëzakonisht e dashur për ne", - thotë Galina Bjellonoviç. "Arkivi ynë dhe koleksioni i muzeut janë ndër më të mëdhenjtë në botë - rreth 200 mijë eksponate. Tek ne ruhet jo vetëm fondi i Çajkovskit, por dhe shumë materiale të tjera që kanë të bëjnë në tërësi me historinë e muzikës ruse. Dhe ne, sigurisht, jemi shumë të intersuar për atë, që sa më shumë njerëz ti drejtohen arkivave tona. Prandaj, për këtë arsye, ne përpiqemi të tërheqim, të përfshijmë në hulumtime edhe specialistë të huaj dhe, duhet thënë, jo vetëm muzikantë, po edhe, thjesht, admirues të muzikës, adhurues të krijimtarisë së Çajkovskit. Fondi është i hapur për të gjithë. Aktualisht me ndihmën e internetit ne mund tu përgjigjemi pyetjeve të shumta që na drejtohen ne nëpërmjet postës elektronike, falë së cilës realizohet "komunikimi i shpejtë". Puna vazhdon pandërprerë dhe sa më shumë thellohesh në të, aq më tepër bindesh për atë se sa shumë gjëra ne nuk dimë ende", konkludon Galina Bjellonoviç.