0Në Rusi hyrja e kapitalit nga jashtë shtetit nuk po rresht pavarësisht nga kriza. Vladimir Putin mbeti i kënaqur nga vëllimet e investimeve të drejtpërdrejta në ekonominë ruse. Përfundimet e vitit Kryeministri i nxorri në mbledhjen e komisionit qeveritar për kontrollin ndaj investimeve të huaja. Si shembull të mirë të kapitalizimit të sektorit bankar rus Kryeministri përmendi planet e Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rikonstruksion (BEZHR). BEZHR vendosi të drejtojë më shumë se 4,5 miliardë rubla në njërin nga institucionet financiare komerciale ruse. Në dëshirën e investitorëve të huaj për të investuar kapitelet e veta në ekonominë ruse nuk ndikoi bile as kriza, vuri në dukje Vladimir Putin: "Që nga janari e deri në shtator të vitit 2009 në ekonominë ruse tashmë kanë hyrë 35 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta. Në kushtet e krizës financiare dhe ekonomike botërore ky është një rezultat jo i keq. Unë nuk kam pikë dyshimi se ata persona që vijnë aktualisht tek ne në vend me investime, me teknologji, do të kenë prioritete gjatë konkurrimit jo vetëm në tregjet ruse, por edhe në tregjet ndërkombëtarë. Ne, nga ana jonë, do të marrim të gjitha masat e nevojshme me qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për përdorimin e kapitaleve në Rusi", u shpreh Kryeministri rus. Ndërkohë në ligjin rus për investimet po përgatiten amendamentet përkatëse. Me këtë lajm të mirë i gëzoi biznes-partnerët e huaj Agjencia Ndërkombëtare e Rejtingut Standard and Poor's. Analistët e kësaj agjencie rishikuan parashikimet e bëra përkatësisht rejtingëve të Rusisë - nga "negativ" në "stabil". Sipas vlerësimeve të tyre, treguesit buxhetorë, si dhe treguesit e bilancit të aktiveve dhe detyrimeve do të vijnë duke u përmirësuar gradualisht.