Zëri i Rusisë Si rezultat i reshjeve të bollshme të dëborës dhe ngricave që kanë bllokuar Europën, për këto dy ditët e fundit kanë gjetur vdekjen si të paktën 36 veta. Numri më i madh i viktimave të fatkeqësisë natyrore është fiksuar në Poloni, ku, sipas të dhënave zyrtare, nga të ngririt vdiqën 29 veta. Është pezulluar për një kohë të papërcaktuar komunikimi hekurudhur midis Parisit dhe Londrës nëpërmejt tunelit nën ngushticën e La Manshit. Në Moskë për shkak të rënies së reshjeve të mëdha të borës në akset rrugore është paralizuar trafiku automobilistik.