Zëri i Rusisë Në Mynih po rifillon procesi gjyqësor ndaj Ivan Demianykut, i cili u ndërpre më 2 dhjetor për shkak të sëmundjes së të pandehurit. Ai akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e 27 mijë të burgosurve të kampit të vdekjes Sobibor në periudhën e viteve 1942-1943, në të cilin siç konfirmon hetimi, ai pat shërbyer si gardian. Vetë Demianyk, ish rob lufte sovjetik, më pas qytetar amerikan, i mohon në mënyrë kategorike akuzat e ngritura kundër tij.