Zëri i Rusisë Raketëmbajtësja “Sojuz-ФГ” nxorri me sukses në orbitën rrethtokësore anijen kozmike “Sojuz TMA-17”. Lëshimi i raketëmbajtëses “Sojuz-ФГ” me ekuipazh të përzier në bord, në përbërjen e të cilit hyjnë kozmonauti rus Oleg Kotov, japonezi Noguchi Soichi dhe amerikanin Timothy Creamer, u realizua nga kozmodromi Bajkonur. Bashkimi i anijes “Sojuz TMA-17” me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) është planifikuar për datën 23dhjetor.