0Presidentit të parë të Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçov do ti kthejnë automobilin e markës Pontiac Grand Prix, të cilin atij ia pat dhuruar Presidenti i 40-të i SHBA-s Ronald Reagan. Për këtë njoftoi Agjencia "Interfax". Automobili ndodhet në gjendje të mirë pune dhe do ti dorëzohet Mihaill Gorbaçovit në mars të vitit 2010. Në kohën e vet për shkak të postit që zinte Gorbaçovi nuk mundi ta shfrytëzonte personalisht këtë dhuratë bujare të Reganit. Atëhere automobili u dorëzua në muzeun e uzinës së prodhimit të makinave "Maskviç". Dhe vetëm tani, më në fund, ai do ti dorëzohet personit të cilit iu dhurua njëherë e një kohë.

 

***

 

Shumica e gjermanëve nuk parapëlqejnë fort të festojnë Krishtlindjet. Për këtë dëshmojnë rezultatet e anketimit të opinionit publik, i cili u zhvillua nga Instituti i studimeve në sferën e marketingut në Nurenberg. 23% e respondentëve pranuan sinqerisht, se festa në fjalë u shkakton atyre stres të fortë, meqenëse në këtë periudhë duhet të arrish të bësh si shumë punë njëherazi. 17 % vunë në dukje, se në periudhën e kremtimit të Krishtlindjeve në familje krijohet zakonisht një situatë e mbarsur me konflikte. Kurse 21% e të të anketuarëve, domethënë një ndër çdo pesë pjesëmarrës të sondazhit, deklaruan se nuk mund ti festojnë Krishtlindjet ashtu siç do të dëshironin në të vërtetë dhe prandaj kjo gjë shkakton një pakënaqësi të madhe tek ata.  

 

***

 

Një nga kërpudhat më të shtrenjta në botë (tartufo) u shit në ankand ndërkombëtar, njofton kanali televiziv informativ "Vesti". Tenderat u zhvilluan në ankandet e Romës, Londrës, Moskës dhe në Macau-n kinez, ku dhe u nxorr për shitje loti më i mirë. Atë e bleu biznesmeni vendas, i cili pagoi për këtë delikatesë me peshë gati 1 kilogramë 250 mijë dollarë. Gjatë këtyre 2 viteve të fundit kinezi ka blerë lotet më të mëdha në ankandet ndërkombëtare. Dy vite më parë ai pagoi një shumë rekord prej 330 mijë eurosh për kërpudhën tartufo i bardhë me peshë 1,5 kilogramë. Kjo ishte kërpudha më e madhe që është gjetur për këto 50 vitet e fundit.

 

***

 

Specialistët italianë konstruktuan një instrument muzikor mbi bazë të skicave të Leonardo da Vinçit. Siç njofton Lenta.ru, hibridi i klaviçembalit dhe viola-s iu paraqit vizitorëve të ekspozitës "Studio e Leonardo da Vinçit" ("Leonardo da Vinci's Workshop"), e cila u hap në Nju Jork. Instrumenti tingëllon njëkohësisht si instrument me taste  dhe si vegël muzikore me tela. Specialistët në një kohë të afërt kanë ndërmend ta përsosin më tej këtë instrument me qëllim që të eliminojnë zhurmat mekanike që lindin kur luajnë në të. Kompania milaneze Leonardo3 tashmë që prej shumë vitesh merret me realizimin në jetë të projekteve të piktorit legjendar dhe shpikësit gjenial. Sipas fjalëve të specialistëve të saj, një instrument i tillë nuk është konstruktuar kurrë ndonjëher më parë.