0Çështjet aktuale të politikës së jashtme të Rusisë dhe situatës së tanishme ndërkombëtare i ndriçoi Kreu i dikasterit rus të politikës së jashtme Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë Drejtuesve të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", Agjencisë RIA Lajmet dhe kanalit televiziv Russia Today.

0Më parë ministri pat dhënë intervistë në një format po të tillë dhe sipas përfundimeve të takimit të prillit premtoi ti bëjë të rregullta ato. Gjatë takimit në fjalë u prek një temë shumë e rëndësishme - ajo e riformatimit të marrëdhënieve ruso-amerikane. Duke iu përgjigjur pyetjes së Drejtuesit të "Zërit të Rusisë" mbi perspektivat e përfundimit të traktatit me SHBA-s për shkurtimin e armatimeve strategjike ofensive, Sergei Lavrov, vuri në dukje si vijon: "Ne u morrëm vesh që të punojmë aktivisht. Me këtë gjë dhe po merremi tani me partnerët tanë amerikanë më qëllim që të plotësojmë porositë e presidentëve dhe të bëjmë gjithçka të mundur për arritjen e marrëveshjes së re mbi kufizimin e armatimeve strategjike ofensive deri në momentin kur përfundon afati i veprimit të Traktatit paraardhës. Delegacionet po punojnë intensivisht dhe javën e ardhshme do të fillojë raundi i radhës, i cili do të marrë disa javë kohë. Në lidhje me një sërë çështjesh është arritur në marrëveshje, por kanë mbetur akoma edhe disa momente, për të cilat tashmë është arritur në marrëveshje në rang presidentësh, por që ende nuk janë përshtatur në përputhje me gjuhën e marrëveshjes. Në këtë kontekst Sergei Lavroi veçoi problemin që ka të bëjë me ndërlidhurinë midis armatimeve strategjike ofensive dhe atyre mbrojtëse, meqenëse për herë të parë në histori po përpunohet marrëveshja e re në mungesë të traktatit për Mbrojtjen Antiraket (MAR). Në lidhje me këtë Ministri rus i punëve të jashtme vuri në dukje, se Rusia do të dëshironte më shumë qartësi përkatësisht planeve të SHBA-s që kanë të bëjnë me krijimin e sistemit alternativ të MAR aty nga viti 2018. Duke prekur problemin më të gjerë të interesave kombëtare të Rusisë Sergei Lavrov theksoi si vijon : "Ne duam të jetojmë në siguri të plotë, me fqinjë të mirë, të nxjerrim maksimum avantazhesh nga ndarja ndërkombëtare e punës, të zemë në sistemin e ekonomisë botërore, financave botërore vendin që na takon. Dhe për këtë neve, sigurisht, na duhet medoemos të merremi më aktivisht me punët e brendshme, me ekonominë, problemet sociale. Por për këtë nevojitet një situatë e qetë rreth e rrotull nesh. Është e domosdoshme të minimizohen rreziqet kërcënuese që i kanohen sigurisë, të cilat kërkojnë jo pak shpenzime për mjetet mbrojtëse. Ne duam ta garantojmë atë në nivelin e mjaftueshmërisë së arsyeshme, me mjetet më të duhura minimale. Këto interesa ne i mbrojmë me konsekuencë, në mënyrë të vendosur pa e çuar punën në konfrontim. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëdhënie partneriteti me çdo shtet mbi bazë të barazisë, leverdisë reciproke, marrjes parasysh të interesave të njëri-tjetrit", u shpreh Sergei Lavrov. Duke folur më tej për rolin e bashkimeve ndërkombëtare në zgjidhjen e problemeve aktuale botërore Ministri rus i punëve të jashtme tha: "Në konceptin e politikës së jashtme të Rusisë, i cili u miratua nga Presidenti Medvediev, një nga tezat drejt së cilës ne synojmë në botën bashkëkohore thotë, se ne të gjithëve na duhet medoemos krijimi i mekanizmave të udhëheqjes kolektive (mechanisms of collective leadership). Mekanizmat mund të jenë nga më të ndryshmet. Një nga ato ka qenë "G-8". Tani "Tetëshes" iu shtua edhe "G-20". Organizata e Bashkëpunimit e Shangait, Grupi i vendeve të BRIK-ut (në të cilin hyjnë Brazili, Rusia, Kina dhe India), si dhe, pa asnjë diskutim, Këshilli i Sigurimit i OKB-së - të gjitha këto janë mekanizma të udhëheqjes kolektive. Dhe gjithçka që ndodh pasqyron zhvillimin e diplomacisë rrjet (network diplomacy) ndryshe nga diplomacia bllok (bloc diplomacy), kur ndonjë strukturë përpiqet të zgjidhë të gjitha problemet vetë, pa ua vënë fort veshin të tjerëve. Procesi është i shëndetshëm dhe ai do të jetë në dobi të marrëdhënieve ndërkombëtare", mendon Ministri Lavrov. Duke prekur problemin që ka të bëjë me qendrimin e Rusisë ndaj problemit bërthamor iranian Sergei Lavrov shprehu mendimin, se kjo çështje duhet mbyllur dhe se ne do të përpiqemi ta arrijmë me këmbëngulje këtë gjë. "Ne jemi kategorikisht kundër shkeljes së rregjimit të mospërhapjes së armës bërthamore. Ne duam që në lidhje me programin bërthamor iranian të ekzistojë qartësi e plotë. Gjatë kësaj ne theksojmë të drejtën e ligjshme të Iranit për të patur akses tek të mirat e energjetikës bërthamore për qëllime paqësore. Dhe ne bashkëpunojmë me Iranin për zhvillimin e programit të tij të energjetikës paqësore atomike. Por njëkohësisht duam që të eliminohen edhe të gjitha problemet, që lindën në kohën e vet, kur qeveria paraardhëse iraniane merrej fshehurazi me përpunimin e programit për përvetësimin e ciklit të lëndës djegëse bërthamore. Dhe, duke gjykuar nga rezultatet e atyre inspektimeve që pat zhvilluar dhe po vazhdon të zhvillojë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), tani për tani nuk është evidentuar asgjë e ndaluar atje", tha Lavrov. Gjatë intervistës së vet dhënë Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", Agjencisë RIA Lajmet dhe kanalit televiziv Russia Today Sergei Lavrov iu përgjigj hollësisht edhe pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me perspektivat e zhvillimit të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) dhe hyrjen në fuqi të Bashkimit Doganor, me rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, palejueshmërinë e rishikimit të përfundimeve të Luftës së Dytë Botërore