0Sistemet bankare të SHBA-s, Britanisë së Madhe, Zvicerës dhe Italisë i rezistuan furtunës së krizës ekonomike financiare ekskluzivisht falë kapitalit të padeklaruar. Sipas mendimit të një nëpunësi të lartë zyrtar të OKB-së, shuma e parave "të pista" që u hodh në sistemet bankare të këtyre vendeve përbëri 325 miliardë dollarë. Këtë deklaratë sensacionale e bëri Drejtori i drejtorisë së OKB-së për luftën me drogën dhe krimin Antonio Maria Costa. Në intervistën e vet dhënë së përjavshmes "Observer" ai u mbështet në llogaritë matematikore, të bëra nga ekspertët e OKB-së. Sipas fjalëve të tij, në kulminacionin e krizës ekonomike dollarët e fituar nga droga doli se ishin i vetmi kapital cash. Simptomat e para të deficitit filluan të shfaqen që në vitin 2007, kurse aty nga fundi i vitit 2008 arriti ai moment kur sistemi botëror financiar u ndodh mu në buzë të paralizimit të plotë për shkak se bankat hoqën dorë nga dhënia e mjeteve financiare njëra tjetrës. Në momentin më kritik në sektorin e bankës vërshoi rryma e parave "të pista", të cilat në mënyrë krejtësisht të pakuptueshme se si u pastruan nga e kaluara e tyre kriminale. Ndërkohë, Antonio Maria Costa nuk përmendi emra bankash konkrete, të cilat shfrytëzuan mjetet financiare të fituara nga shitja e drogës, paratë e marra në formë ryshfeti e gjobash dhe ushtrimi i veprimtarisë sipërmarrëse ilegale. Në listën e vendeve, sistemet bankare të të cilave janë marrë me "larjen" e parave të fituara me rrugë ushtrimi veprimtarie kriminale, Rusia nuk figuron. E megjithatë, Drejtori i përgjithshëm i Shkollës ekonomiko-juridike të konsultimeve financiare dhe kontabitetit Sergei Pjatenko mendon, se paratë e padeklaruara kanë patur gjithmonë vend në sistemin botëror bankar dhe Rusia në rastin konkret nuk bën përjashtim këtu: "Me sa duket nga të gjitha, rryma e parave të padeklaruara nuk ishte as më e madhe dhe as më e vogël në krahasim me atë shkallë rënieje që pësoi ekonomia në tërësi. Dhe nuk mendoj, se roli i tyre ishte më i madh në bankat e vendeve perëndimore. Ndërsa po të flasim mbi problemet ruse, po ashtu si dhe në periudhën e krizës së vitit 1998, njëfarë lloj zhvendosje në drejtim të financave të padeklaruara do të evidentohet, padyshim. Sepse ekziston dëshira për të paguar sa më pak tatime. Por siç duket, me kalimin e kohës ne fillojmë të mësohemi me vetë faktin se krizat ndodhin vazhdimisht dhe tronditje e lëkundje të mëdha sa në një anë në tjetrën nuk do të ketë", tha Sergei Pjatenko. Bashkë me këtë ekspertët venë në dukje, se Rusia po vazhdon të luftojë në mënyrë të suksesshme me pastrimin e parave "të pista". Si rezultat tregu "në hije" (ilegal, i padeklaruar) rus po vjen duke u reduktuar megjithatë gradualisht.