0Korporata Shtetërore VEB (VnjeshEkonomBank) do të ndërmarrë një përpjekje të re për të krijuar mbi bazë të Sviaz-Bankës bankën federale postare me pjesëmarrjen e "Posta e Rusisë". Siç vë në dukje

botimi "Kommersant"

0, për nga përmasat e rrjetit shitës me pakicë banka e re do të jetë dy herë më e madhe se sa "Sberbanka" dhe do të bëhet, përkatësisht këtij treguesi, një nga më të mëdhatë në Rusi. Realizimi i projektit ndërlikohet shumë nga problemi i domosdoshmërisë së ripajisjes radikale të "Posta e Rusisë", problemet juridike të integrimit të saj me bankën, si dhe me vetë faktin, se sipas legjislacionit veprues bankat nuk mund as të pranojnë depozitime dhe as të hapin llogari nëpërmjet bashkëpunëtorëve të postës. Varianti i miratuar aktualisht për krijimin mbi bazë të Sviaz-Bankës të bankës shtetërore postare u duk si rezultat i sintezës së disa varianteve të shqyrtuara. Thelbi i idesë konsiston në krijimin në Rusi të një banke të madhe të shitjes me pakicë, e cila për kryerjen e shërbimeve popullsisë mund të shfrytëzonte rrjetin "Posta e Rusisë". Një detyrë më vetë është lokalizimi i rrymave të mjeteve financiare që shkojnë për pagimin e pensioneve në Sviaz-Bankë, meqenëse tani zyra të veçanta postare shumë shpesh shfrytëzohen për realizimin e pagesave të pensioneve. Projekti është si tejet ambicioz që të mund të realizohet shpejt dhe në mënyrë të suksesshme, mendojnë ekspertët. Sipas mendimit të tyre, vështirësitë kryesore do të lindin gjatë bashkëveprimit të Sviaz-Bankës dhe "Posta e Rusisë".


Komentimi i artikullit të ditës


Analisti i biznes-grupit investues "VTB Kapitall" Dimitri Dimitriev flet tani përpara mikrofonit tonë mbi vështirësitë me të cilat është i mbarsur krijimi i strukturës së re të madhe bankare: "Kjo detyrë nuk është punë një apo dy vitesh. Ajo kërkon investime shumë të mëdha në këtë strukturë. Prandaj tani për tani është vështirë të thuhet se kur mund të realizohet në jetë ky projekt. Natyrisht, kur ajo të krijohet (në qoftë se do të krijohet ndonjëherë), kjo gjë do të çojë në rritjen e konkurrencës si rrjedhojë e minimizimit të dominimit të një lojtari të vetëm të madh. Sepse, vërtet, rrjetit të madh të filialeve që disponon "Sberbanka" tani për tani nuk mund ti afrohet fare as edhe një nga bankat aktualisht ekzistuese", tha Dimitri Dimitriev.