0Rusia është e gatshme të marrë pjesë në marrëveshjen e re globale për reduktimin e shkarkimit në atmosferë të gazit të dioksidit të karbonit (emitenteve), deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Ai mori fjalën në takimin me kryetarët e shteteve dhe qeverive në kuadrin e Konferencës së 15-të të OKB-së për problemet me ndryshimet e klimës në Kopenhagen. "Rusia, tha ai, në momentet aktuale renditet ndër lideret botërore përkatësisht reduktimit të emitenteve. Shkarkimet në atmosferë të gazeve me efekt sere gjatë këtyre 17 viteve të fundit tek ne në vend rezultojnë reduktim 30 % krahasuar me treguesit analogjikë të vitit 1990. Vendit tonë i bie gjysma e vëllimeve botërore të reduktimit të emetimeve të gazit të dioksidit të karbonit për 20 vitet e fundit. Dhe kjo në një shkallë të qenësishme kompensoi rritjen e shkarkimeve të dëmshme në atmosferë, që vihen re në vende të tjera". "Ndryshimet globale të klimës, tha Presidenti i Federatës Ruse, janë çështje komplekse. Por megjithatë, theksoi Dimitri Medvediev, duhet bërë gjithçka e mundur me qëllim që ndikimi i njeriut mbi natyrën të jetë më pak i dëmshëm dhe më i kujdesshëm, më i mëshirshëm. Prandaj aty nga koha e përfundimit të fazës së parë të Protokollit të Kiotos, pra në vitin 2012, do të jetë i domosdoshëm, i nevojshëm një mekanizëm më i përsosur dhe më efektiv, një dokument veprues juridik, i cili do të reglamentojë çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të bazohet mbi parimet e drejtësisë dhe përgjegjësisë së përgjithshme. Dhe duhet thënë, përgjegjësisë së diferencuar në varësi nga niveli i zhvillimit të vendit: "Federata Ruse është e gatshme të marrë pjesë në përgatitjen e marrëveshjes juridikisht të detyrueshme për zbatim, e gatshme për të fiksuar detyrimet e veta përkatësisht emetimeve, të garantojë reduktimin që nuk ka analog në botë të shkarkimit në atmosferë të gazeve me efekt sere në vëllimin më tepër se 30 miliardë tonë në periudhën kohore nga viti 1990 deri në vitin 2020. Gjë kjo që i përgjigjet reduktimit 25 % të shkarkimit të emitenteve për këtë periudhë. Dhe dua të theksoj në mënyrë të veçantë, se ne do të merremi me këto çështje pavarësisht bile dhe nga fakti në se do të arrijmë ne këtu në marrëveshje apo jo në lidhje me të gjitha parimet e qenësishme, thelbësore. Pavarësisht nga prezenca e marrëveshjes juridikisht të detyrueshme për zbatim. Për një arsye të vetme: sepse kjo është e leverdishme për vetë ne. Dhe ne mendojmë, se pikërisht një qendrim i tillë duhet të shfrytëzohet edhe në vende të tjera.