Zëri i Rusisë Delegacionet e Rusisë dhe SHBA përfunduan bashkërenditjen e tekstit të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), njoftoi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçev. Ai vuri në dukje, se kanë mbetur për tu bashkërenditur edhe një sëre detajesh teknike. Deputeti shprehu besimin se Traktati i ri mund të nënshkruhet në fund të këtij vitit. Sipas fjalëve të Kosaçevit, afatet ekzakte të nënshkrimit të tij do të varen nga grafiku i presidentëve të të dy vendeve.