Zëri i Rusisë Shërbimi Federal për monitorimin në fushën e shfrytëzimit të pasurive natyrore (Rostprirodnadzor) dha lejen për ndërtimin e segmentit detare të pjesës ruse të gazsjellësit “Nord Stream”. Në ujrat ruse do të shtrihen123 kilometra të këtij tubacioni, thuhet në njoftimin e kompanisë operatore të projektit “Nord Stream AG”. Tani, për ndërtimin e gazsjellësit duhet vetëm leja nga Gjermania dhe leja e dytë nga Finlanda (leja e parë është marrë tashmë).