Zëri i Rusisë Dokumenti, i cili do të zëvendësojë Protokollin e Kiotos, duhet të bazohet mbi parime të drejta, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në konferencën e OKB-së për problemet e ndryshimit global të klimës. Sipas fjalëve të tij, ai “duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të bazohet mbi parimet e përgjegjësisë së përbashkët, e cila do të diferencohet në varësi të nivelit të zhvillimit të vendit”. Rusia është e gatshme të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së re globale për reduktimin e emitenteve dhe ti minimizojë ato deri në vitin 2020 në 1/4 e nivelit të vitit 1999, vuri në dukje Dimitri Medvediev. Gjatë kësaj, Presidenti theksoi se Rusia do të merret me rritjen e efektivitetit energjetik të ekonomisë dhe minimizimin e emitenteve pavarësisht nga ekzistenca e marrëveshjes.