Zëri i Rusisë Si të paktën 4 persona gjetën vdekjen dhe dhjetra të tjera rezultojnë të humbur pa lënë gjurmë si rezultat i katastrofës së djeshme të anijes transportuese “Denni-2”, e cila u fundos në brigjet e Libanit. Sipas informacioneve paraprake, rusët figurojnë në listën e ekuipazhit, në të cilën hyjnë edhe detarë nga vende të ndryshme. MPJ të Rusisë po i verifikon këto të dhëna. Anija po trasportonte dhen nga Uruguai për në Siri dhe ndërkohë lundronte nën flamurin panamez. Sipas të dhënave të fundit, u arrit të shpëtoheshin të paktën 38 persona.