Zëri i Rusisë Rezoluta, e cila u bën thirrje vendeve-anëtare të NATO-s dhe BE për të mos i shitur “sisteme të mëdha armatimesh” Rusisë, u paraqit në Kongresin e SHBA-s. Iniciatore e saj u bë anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, republikania Ileana Ros-Lehtinen. Dukja e një dokumenti të tillë është e lidhur me mundësinë e blerjes nga Rusia në Francë të anijes ushtarake-helikoptermbajtëses “Mistral”.