Zëri i Rusisë Në një të ardhme të afërt Rusia mund të hyjë në dhjetëshen e parë të vendeve donatore të produkteve ushqimore, deklaroi në intervistën e vet dhënë gazetës “Kommersant” Zëvendëskryetari i Programit Ushqimor Botëror Staffan de Mistura. Ai njoftoi, se Rusia u jep ndihmë ushqimore çdo vit vendeve të tjera me një shumë prej mëse 25 milionë dollarësh. Sipas fjalëve të tij, doktrina kombëtare e sigurisë ushqimore, e cila po përpunohet tani, do të bëhet një faktor pozitiv suplementar stabiliteti në Rusi.