Zëri i Rusisë Kryetarët e më tepër se 100 shteteve dhe qeverive të botës mbërritën në kryeqytetin e Danimarkës me qëllim që ti japin një impuls procesit të negociatave për përpunimin e marrëveshjes së re mbi ruajtjen e klimës në planetin tonë, e cila destinohet të zëvendësojë Protokollin e Kiotos. Bashkëbiseduesit po vazhdojnë debatet e diskutimet e veta rreth kësaj temë prej mëse 2 javësh, por në konsensus nuk arritën që nuk arritën dot. Konferëncën tashmë e vlerësuan si jo efektive dhe shumë afër dështimit të plotë. Rusia mendon, se çfarëdo lloj marrëveshjesh e ujdish që mund të arrihen në kuadrin e konferencës, do të kenë kuptim vetëm në qoftë se të gjitha vendet do të marrin mbi vete detyrime të caktuara. Dimitri Medvediev do të parashtrojë në konferencën në fjalë politikën kombëtare në sferën e ruajtjes së ekologjisë. Ajo u sanksionua në Doktrinën për klimën, të cilën Kryetari i shtetit rus e nënshkroi përpara se të nisej për në Danimarkë. Duam t’ju kujtojmë, se Rusia ka ndërmend të reduktojë shkarkimet në armosferë të emitenteve të veta në më shumë se 30 milionë tonë deri në vitin 2020 në krahasim me vitin 1990. Të gjitha shifrat janë verifikuar në mënyrë skrupuloze dhe marrin parasysh planet për modernzimin e ekonomisë dhe rritjen e efektivitetit energjetik të saj. Që nga viti 2000 ekonomia ruse është rritur çdo vit me 8%, kurse shkarkimet në atmosferë të gazit të dioksidit të karbonit-vetëm 1%, vë në dukje eksperti i Fondit botëror të Natyrës së Virgjër-WWF të Rusisë Aleksei Kokorin: “Metoda më efikase e reduktimit të shkarkimeve në atmosferë të gazit të dioksidit të karbonit në mbarë botën dhe aq më tepër në Rusi është kursimi i energjisë elektrike dhe rritja e efektivitetit energjetik, qendrimi më me nikoqirllëk ndaj përdorimit dhe transportimit të po asaj ngrohtësie, përdorimi i pajisjeve më bashkëkohore. Është e domosdoshme të ndryshohen rregullat e blerjeve shtetërore, të cilat nuk nxisin, nuk stimulojnë në kurrëfarë mënyre blerjen e pajisjeve e makinerive energjikursyese, të ndryshojnë standartet e ndërtimit të godinave të reja dhe rikonstruktimit të atyre të vjetra. Rusia del jo për masa gjysmake, por për arritjen e një marrëveshje unike në të cilën të marrin pjesë të gjithë. Kjo - e para. E dyta. Për këtë u fol në Kopenhagen, ndërsa tani atë e konfirmuan edhe në Moskë, se janë të nevojshme disa “harta rrugore”. Njëra - deri në vitin 2020. Në të do të përcaktohen detyrimet e vendeve. Por duhet gjithashtu edhe “harta rrugore” për vitin e ardhshëm. Sepse të gjithë e kuptojnë për mrekulli se në Kopenhagen nuk do të arrihet dot të përfundohet marrëveshja”, tha Aleksei Kokorin. Shumë vende tashmë deklarojnë, se kanë ndërmend të reduktojnë emitentet, bile edhe në qoftë se pjesëmarrësit e Konferencës për klimën nuk do të arrijnë dot ndonjë rezultat pozitiv. Specialistët kinezë deklaruan se përpunuan programin e reduktimit të shkarkimit në atmosferë të gazeve me efekt sere aty nga viti 2020 — 40 deri në 45% në krahasim me nivelin e vitit 2005. Planin e vet të veprimeve në nivel kombëtar po e përgatisin edhe India, Brazili dhe ekonomi të tjera në zhvillim. Rusia po ashtu do të ndjekë politikën e kursimit të energjisë, pavarësisht nga rezultatet e takimit ndërkombëtar në Kopenhagen.