Zëri i Rusisë Izraelitët dhe palestinezët duhet të rifillojnë urgjentisht negociatat midis tyre, deklaroi Koordinatori special i OKB-së për rregullimin e procesit paqësor në Lindjen e Mesme Robert Serry. Sipas fjalëve të tij, vendimi i Izraelit për të pezulluar përkohësisht ndërtimin e vendbanimeve hebree në bregun Perëndimor të lumit Jordan është një hap përpara në këtë drejtim. E megjthatë Izraeli nuk po plotëson kërkesat e paraqitura ndaj tij nga ana e komunitetit ndërkombëtar mbi planin për ndalimin e plotë të veprimtarisë ndërtuese të vendbanimeve izraelite, vënë në dukje analistët. Palestinezët i pezulluan negociatat me Izraelin në fund të vitit të kaluar, duke shpallur, se vazhdimi i dialogut do të bëhet i mundur vetëm pas pezullimit të plotë të ndërtimit të këtyre qendrave nga ana e Izraelit në territoret e pushtuara nga ai.