Zëri i Rusisë Sot në Moskë do të jepet premiera botërore e musical-it të ri rus në akull “Arrëthyesi”. Vënia në skenë e përrallës së shkrimtarit të njohur gjerman Hoffman me muzikë të Pjotër Çajkovskit i kushtohet 170 vjetorit të kompozitorit të madh rus, eveniment ky që do të kremtohet vitin e ardhshëm. Për një muaj spektakli do të shfaqet 50 herë në Moskë. Pas kësaj do të bëhet prezantimi i tij në Shën Peterburg, kurse më tej ai do të niset me turne të gjatë nëpër Europë dhe SHBA-s.