Zëri i Rusisë Presidentët e Rusisë dhe SHBA-s pas pjesëmarrjes në Konferencën për klimën që po zhvillohet tani në Kopenhagen planifikojnë të zhvillojnë një takim të veçantë midis tyre. Në të, siç pritet, ata do të diskutojnë problemet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, ndër të tjera edhe punën që ka të bëjë me përgatitjen e traktatit të ri, i cili destinohet të zëvendësojë Traktatit paraardhës veprues mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive.