Zëri i Rusisë Më tepër se 20 mijë të rinj e të reja të talentuar-fitues të konkurseve dhe olimpiadave të ndryshme, autorë zbulimesh shkencore, u mblodhën në Moskë për pjesëmarrje në Forumin e fituesve të çmimit “Провыв” (“Proriv”-hop, arritje). Më të mirët prej tyre do të nderohen me çmimin kombëtar me të njëjtin emër. Shkencëtarët e rinj dhe kampionët e olimpiadave të ndryshme, biznesmenët dhe shpikësit-të gjithë ata kanë bërë një hop, arritje serioze në fushën e veprimtarisë së vet dhe nuk kanë ndërmend të kënaqen me kaq. Pikërisht falë njerëzve të tillë që synojnë të arrijnë qëllime kaq të larta, shteti, ekonomia e tij dhe bashkë me të edhe institutet demokratike të shoqërisë do të fillojnë të ndryshojnë, deklaroi në ceremoninë e dorëzimit të këtij çmimi të prestigjshëm Presidenti Dimitri Medvediev: “Ne vërtet punojmë shumë, edhe shteti është bërë krejt tjetër. Ai ka marrë pamje bashkëkohore, është bërë me ekonomi të zhvilluar dhe duhet thënë, jo vetëm për llogari të atyre pasurive natyrore që ne disponojmë, por edhe për llogari të ekonomisë bashkëkohore. Kësaj ekonomie dhe duhet ti përshtatet shteti. Ai gjithashtu duhet të ndryshojë: sistemi i tij politik, ekonomia, institutet tona demokratike. Dhe këto ndryshime duhet ti kërkoni pikërisht ju”, tha Presidenti rus. Le të përmendim tani disa nga emrat e laureatëve të çmimit të rinisë “Провыв” (“Proriv”). Midis tyre ka shumë shkencëtarë të rinj. Në nominacionin “Zbulim” me këtë çmim u nderuan autorët dhe përpunuesit e komunikatorit të parë në botë WiMAX nga Shën Peterburgu. Edhe dy shkencëtarë të tjerë u shpallën si më të mirët në nominacionin “Projekt inovativ”. Ky është matematikani Aleksandër Efimov, i cili 3 vite me rrallë ka fituar Olimpiadën Botërore të Matematikës dhe Lilia Anisimova nga qyteti Ufa. Ajo përpunoi biopreparatin (DLA) për pastrimin e veshkave nga lëndët e dëmshme kimike. Si sipërmarrësi i ri më i mirë u njoh Nikollai Saganenko nga Shën Peterburgu, i cili në moshën 19 vjeçare hapi biznesin e vet të parë mjaft fitimprurës-studion e projektimeve dhe arkitekturës, kurse me kalimin e 1 viti fotografia e tij u publikua në kopertinën e versionit rus të revistës “Forbes”. Aktualisht sipërmarrësi 21 vjeçar po punon mbi 8 projekte shumë të suksesshme. Ekipi i turistëve të rinj, i cili në pranverë të këtij viti arriti deri në Polin e Veriut dhe ngriti atje flamurin e Rusisë, zuri vendin e parë në nominacioni “Projekt turistik”. Kampionia e Lojrave Olimpike të Pekinit në disiplinën e gjimnastikës artistike, e cila fitoi këtë vit 20 turne, midis të cilëve edhe kampionate Europiane dhe Botërore, Eugjenia Kanajeva u vlerësua si sportistja më e mirë. Më i zoti në profesion u shpall punëtori i uzinës së prodhimit të armëve të qytetit Izhevsk Dimitri Krinicin-zotërues i diplomës së nderit për vendin e parë që zuri në konkursin e uzinës “Duart e arta”. Fitues në nominacionin “PROart” u shpall regjizori më i ri teatral Vasilij Barhatov. Në 25 vitet e jetës së vet ai tashmë ka vënë në skenë 5 opera në Teatrin e famshëm Mariinski të Shën Peterburgut, midis të cilave edhe operan “Vëllezërit Karamozov”, që u nderua me çmimin e prestigjshëm teatral rus «Золотая маска-2009» (“Maska e artë-2009”).