0Nëpunësit europianë filluan të dyshojnë në perspektivat e ndërtimit të gazsjellësit "Nabukko". Siç shkruan botimi “Nezavisimaja gazeta”, specialistë të pavarur të City të Londrës, mendojnë se me lançimin e gazsjellësit nga Turkmenia për në Kinë, gaz për vendet e Bashkimit Europian nuk do të mbetet më. Është mëse e qartë se BE e humbi kohën për të marrë akses në gazin turkmen, këtu që Kina na parakaloi ne, vunë në dukje në Komisionin Europian.