Zëri i Rusisë Rusia mbështet vazhdimin e sanksioneve te Këshillit të Sigurisë pranë OKB-së kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK), përderisa Pheniani nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor, deklaroi zëvendësi i Kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Aleksei Borodavkin, duke u referuar tek përfundimet e konsultimeve me homologun jugokorean Vi Son Nak. Sipas fjalëve të Borodavkinit, për Rusinë eshtë e papranueshme logjika e mbajtjes së armës bëthamore, logjikë së cilës i përmbahet RPDK. Siguria e Phenianit duhet të garantohet me mjete juridike ndëkombëtare, tha zëvendës ministri.