Zëri i Rusisë NATO nuk është ende e gatshme të bjerë në kompromis me Rusinë në lidhje me problemin që ka të bëjë me Gjeorgjinë, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Anders Fogh Rasmussen. “Ne tani për tani nuk jemi të gatshëm për të rënë në kompromis përkatësisht çështjeve principiale”, - tha ai. NATO nuk e vë në kurrëfarë dyshimi tërësinë territoriale të Gjeorgjisë dhe nuk i njeh dy shtetet e reja-Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut.