Zëri i Rusisë NATO është e interesuar që Rusia të marrë pjesë në mënyrë më aktive në rregullimin e situatës në Afganistan, p.sh., në përgatitjen e policëve dhe bashkëpunëtorëve afganë të shërbimit antidrogë, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Anders Fogh Rasmussen. Ai tha, se Rusia mund të merrej për mrekulli edhe me përgatitjen e pilotëve afganë dhe me furnizimin e pjesëve të këmbimit dhe karburatit për helikopterët e prodhimit rus që shfrytëzohen nga trupat afgane. “Aktualisht në Afganistan shfrytëzohen tre helikopterë rusë, por duket fare qartë se duhen më shumë”, - vuri në dukje Rasmussen. Ai theksoi, se NATO nuk e shikon aspak Rusinë si kundërshtare të vetën dhe se ka ndërmend të bashkëpunojë me Moskën për neutralizimin e të gjitha rreziqeve të përbashkëta që i kanosen sigurimit, të tilla si terrorizmi, pirateria dhe përhapja e armës së shfarosjes në masë.