Zëri i Rusisë Planet e Rusisë për reduktimin e shkarkimit në atmosferë të gazeve të dioksidit të karbonit janë vënë në përputhje të plotë me planet e zhvillimit të ekonomisë së vendit, deklaroi Ndihmësi i Presidentit të Federatës Ruse Arkadi Dvorkoviç. Sot Presidenti Dimitri Medvediev do të marrë pjesë në takimin e kryetarëve të shteteve në kuadrin e Konferencës për klimën në Kopenhagen. “Ne nuk do të marrim mbi vete detyrimet për ndofarë kufizimesh që mund të ndikojnë negativisht në mundësinë e rritjes ekonomike”, — tha Arkadi Dvorkoviç. Duam t’ju kujtojmë, se në vigjilje Dimitri Medvediev nënshkroi doktrinën për klimën të Federatës Ruse, e cila përmban analizën e situatës me marrjen parasysh të pasojave të mundshme të ndryshimeve të klimës për Rusinë, përshkruan sfidat me të cilat ne mund të ndeshemi, ndër të tjera edhe ato që kanë të bëjnë me pasojat e kataklizmave natyrore.