Zëri i Rusisë Uashingtoni nuk shpreson më për përfundimin e marrëveshjes me Moskën në lidhje me Traktatin mbi kufizimin dhe shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) deri në fund të këtij viti, njoftoi një bashkëpunëtor i dikasterit të politikës së jashtme të SHBA-s. Sipas fjalëve të tij, negociatat për përgatitjen e Traktatit të ri “do të zhvillohen deri në vigjilje të Krishtlindjeve, ndërsa më pas do të ndërpriten gjatë kohës së festave të fundvitit dhe do të rifillojnë në muajin janar”. Gjatë kësaj diplomati amerikan konfirmoi, se midis presidentëve të Rusisë dhe SHBA-s është plotësisht i mundur një takim në Konferencën për klimën në Kopenhagen, në të cilin ata mund të diskutojnë problemet e pabashkërenditura ende, por nënshkrim të Traktatit të ri nuk do të ketë.