Zëri i Rusisë Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPDK) pranoi të rivendosë pjesëmarrjen e vet në negociatat gjashtëpalëshe për denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe konfirmoi besnikërinë e vet ndaj Deklaratës së Përbashkët tashmë të miratuar mbi parimet e rregullimit të problemit në fjalë. Për këtë njoftoi përfaqësuesi special i SHBA-s për RPD të Koresë Stephen Bosworth. Takimet e zhvilluara në Phenian ai i karakterizoi si “pozitive”. Bosworth konfirmoi, se u dorëzoi përfaqësuesve të Koresë së Veriut mesazhin e Presidentit të SHBA-s adresuar Liderit të vendit Kim Çen Ir. Bosworth refuzoi të bëjë publike përmbajtjen e këtij dokumenti. Duke komentuar rezultatet e udhëtimeve të veta në Moskë, Seul dhe Tokio i dërguari i posaçëm amerikan vuri në dukje: “Unë arrita të bindem plotësisht se uniteti i pesë palëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bashkëveprimin me RPD të Koresë”.