Zëri i Rusisë Provime të vështira i presin diplomatët e vendeve të Bashkimit Europian, të cilët do të marrin emërime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të BE. Ato do të përfshijnë njohuritë e hollësishme mbi Bashkimin Europian, testin në matematikë, hartimin dhe përgjigjet me gojë. Diplomatët që tashmë e kanë kaluar këtë procedurë vënë në dukje karakterin e vështirë, të ndërlikuar të pyetjeve.