Zëri i Rusisë Bisedimet në Kopenhagen ndodhen në krizë të plotë, konfirmojnë shumë pjesëmarrës të konferencës për ndryshimet e klimës. Delegatët janë të dekurajuar nga numri i madh i problemeve që nuk kanë gjetur zgjidhje deri tani dhe minimizojnë shancet e miratimit të dokumentit përfundimtar me përmbajtje të qenësishme. Kurse disa të tjerë mendojnë se ka ende kohë, sepse të premten kryetarët e shteteve dhe qeverive mund të miratojnë marrëveshjen përfundimtare.