Zëri i Rusisë Në vigjilje të Vitit të Ri gjithonë të lind dëshira për të kujtuar gjërat me të cilat u shënua viti në përfundim dhe të ëndërrosh për të mirat që mund të sjellë viti i ri. Sociologët rusë paraqitën të dhënat mbi atë, se me ç’gjendje shpirtërore po e mbyllin qytetarët rusë vitin e ri dhe se çfarë presin nga viti 2010. Me sa duket nga të gjitha, konkluzioni kryesor që mund të nxirret mbi bazë të rezultateve të sondazhit të zhvilluar në prag të Vitit të Ri, është se radhët e optimistëve në Rusi po shtohen, ndërsa të pesimistëve po rrallohen. Megjithëse viti 2009 për Rusinë, po ashtu si dhe për gjithë botën, nuk ishte aspak i lehtë, thotë Drejtori i përgjithshëm i Qendrës mbarëruse të studimit të opinionit publik Valeri Fjodorov: “Para së gjithash, sigurisht, që fjalë bëhet për krizën social-ekonomike botërore. Disa vende filluan të dalin gradualisht nga ajo, por bile dhe ekonomitë e tyre janë ende shumë larg kohërave të arta të parakrizës. Përsa i përket Rusisë duhet thënë, se këto muajt e fundit në vend po zhvillohet debati në lidhje me atë: nëse e arritëm ne megjithatë fundin e krizës dhe rrjedhimisht do të vazhdojmë të bëjmë përpjetë e të avancojmë përpara, apo ne po vazhdojnë akoma të zbresim në fundin e saj”, thotë Valeri Fjodorov. Sociologët vendosën të mësojnë se çfarë mendojnë në lidhje me këtë vetë qytetarët rusë. Cila është gjendja e tyre shpirtërore, sociale? A e ndjejnë ata vallë veten aktualisht më mirë se sa, të themi, 5-6 muaj më parë? A besojnë ata se kohërat më të këqia kanë mbetur tashmë në të kaluarën? Sepse e ardhmja është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë, se si e shohin këtë të ardhme vetë njerëzit. Mendimi, siç dihet, ka veti të materializohet. Bindjet herët a vonë mishërohen në jetë. Duke u nisur nga kjo pozitë viti 2010 në Rusi duhet të jetë më i suksesshëm se sa viti 2009. Rusët bëjnë parashikime gjithnjë e më optimiste përkatësisht ndryshimit të jetës së tyre: numri i atyre që e shohin të ardhmen me pesimizëm në fund të vitit u reduktua deri në 2 herë në krahasim me fillimin e vitit. Pothuajse 1/3 e qytetarëve rusë parashikon ndryshime në vektorin pozitiv. Kurse 43 % e respondentëve mendojnë se gjithçka do të mbetet si dhe më parë, pa asnjë ndryshim. Adaptimi me krizën po vazhdon: në qoftë se në muajin mars mbi faktin e adaptimit me krizën deklaruan më shumë se 50 % e të të anketuarëve, tani pjesa përbërëse e këtyre respondentëve i tejkaloi të 60 %. 1/5 e qytetarëve rusë planifikojnë të adaptohet, të mësohen me ndryshimet në të ardhmen. Ata që mendojë se nuk mund ta pranojnë të renë kurrën e kurrës janë në pakicë në Rusi.