Zëri i Rusisë Sot Duma Shtetërore miratoi në lexim të dytë projekt ligjin mbi bazat e rregullimit shtetëror të tregtisë. Ai u ndalon rrjeteve tregtare që zotërojnë 25 % të pjesës së tregut të hapin atje dyqane të reja. Vëllimi i çmimit që i jepet nga furnizuesi nga rrjeti tregtar për faktin se ai i blen atij mallrat ushqimore kufizohet me 10 % të çmimit të tyre. Qeveria fiton të drejtën të vendosë çmime maksimalisht të larta për disa lloje të veçanta mallrash ushqimore të nevojës së parë.