Zëri i Rusisë Vëllimi i prodhimit industrial në muajin nëntor u rrit në krahasim me muajin paraardhës 0,2 %. Ndërkohë ekspertët ndërkombëtarë e paralajmërojnë Rusinë të mos ushqejë ndonjë optimizëm të tepruar në lidhje me këtë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi, se rimëkëmbja, shëndoshja e ekonomisë ruse do të jetë e ngadalshme, kurse deficiti i buxhetit i shkaktuar nga shpenzimet e mëdha shtetërore mund të bëhet një tendencë e rrezikshme afatgjatë. Vetëkuptohet, se pas rënies së qenësishme të tetorit bile edhe shifra mjaft modeste prej 0,2 % nuk është rezultat i keq, vë në dukje botimi “Novie Izvestia”. Pritet që gjatë vitit të ardhshëm rritja e GDP-së (Vëllimi i Përgjithshëm i Produktit të Brendshëm) në Rusi të jetë modeste dhe do të përbëjë 3,5 %. Mendohet, se për vendet e zhvilluara deficiti në kufijtë e 3 % nuk përbën rrezik. Por ne kemi specifikën tonë. Së pari, kushtet e huave për Rusisë janë shumë më të këqia, se sa për vendet e tjera të zhvilluara. Së dyti, në qoftë se në kushte normale, kur nuk bie asgjë, ne kemi megjithatë deficit, atëhere mendoni pak se ç’do të ndodhë në qoftë se do të krijohen sërish kushte të disfavorshme, ndërsa jastëk sigurimi tashmë nuk ka? Mund të përpiqemi sigurisht t’ia dalim punës mbanë me deficitin duke ulur seriozisht shpenzimet administrative dhe investimet. Por në qoftë se nuk do të investojmë në asgjë, atëhere nuk do të ketë bile as edhe një rritje sado të vogël. E gjithë kjo ngjason me një rreth vicioz.


Komentimi i artikullit të ditës


Njëra nga ekspertet e autoritetshme të Grupit ekspert Ekonomik Elena Lebedinskaja pajtohet plotësisht me druajtjet e sipërpërmendura të shprehura nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar: “Duke filluar që nga viti i ardhshëm, meqë ra fjala, ne kemi marrë mbi vete detyrime të mëdha në lidhje me pagesat sociale. Këto detyrime do të jetë e pamundur të reduktohen. Dhe del, si rezultat, se bile edhe në kushtet e ngadalësimit të rritjes së shpenzimeve të tjera apo gjatë ndalimit të rritjes në tërësi, megjithatë neve na krijohet një deficit kronik-rreth 2 %- për një perspektivë të gjatë, gati 10-15 vjet. Dhe se si t’ia dilet punës mbanë me këtë tani për tani nuk është aspak e qartë. Duhet stimuluar në ndonjëfarë mënyrë rritja ekonomike”, konkludon Elena Lebedinskaja.