Zëri i Rusisë Egor Gajdar Foto RIA LajmetNdërroi jetë Egor Gajdar, nipi i dy shkrimtarëve të njohur rusë, i biri i admiralit të famshëm, i cili shkruante artikuj ekonomikë për gazetën “Pravda” dhe revistën “Komunisti”, ideologu i reformave të ekonomisë së tregut në Rusinë postsovjetike, autor i “terapsë së shokut” të fillimit të viteve 1990-të. Bile edhe me kalimin e 20 viteve pas reformave të tij, Gajdarin vazhdonin ta kritikonin e qortonin për atë, se ai bëri një gabim të tmerrshëm, se të gjitha veprimet e tij ishin të pamenduara dhe se iniciatorët e “terapisë së shokut” me reformat e veta nuk bënë gjë tjetër veçse përkëdhelën egoizmin, sedrën e tyre të sëmurë. Gajdari i dëgjonte gjithmonë me vemendje këto qortime dhe u përgjigjej atyre në mënyrë inteligjiente, më zë të ulët. Ai thoshte se atë e ftuan të punojë në qeveri pas asaj kur çmimet e naftës ranë gati 4 herë. Pas asaj, kur Bashkimit Sovjetik pushuan së dhëni kredi dhe vendi jetonte vetëm me ndihma humanitare, duke patur në rezervat e veta vetëm 26 milionë dollarë. Sa për krahasim, aktualisht rezervat valutore dhe ato të arit të Rusisë përbëjnë 451 miliardë dollarë. Gajdari kujtonte, se në ato vite fjalët “katastrofë” dhe “uri” që tingëllonin gati çdo ditë në nivelin “më të lartë” shtetëror, duhet thënë, nuk ishin aspak metaforë. Mbi situatën e vërtetë që u krijua asaj kohe ai ka shkruar hollësisht në librin e vet me titull mjaft domethënës “Agonia e Perandorisë”. Presidenti i Asociacionit të ndërmarrjeve të privatizuara Grigori Tomçin është mëse i bindur, se vdekja e Egor Gajdarit është një humbje e madhe jo vetëm për Rusinë, por edhe për një pjesë të mirë të botës: “Ndërroi jetë njeriu i cili në fillim të viteve 1990 për 1 vit e gjysëm shpëtoi Rusinë nga rrënimi i plotë. Veprimet e tij ishin të vetmet të drejta, të vetmet të mundshme në atë kohë. Ai ishte njeri tejet modest, por në të njëjtën kohë një drejtues i fortë dhe i rreptë, dhe duhet thënë, drejtues i përmasave shtetërore”, u shpreh Grigori Tomçin. Ish ministri i ekonomisë Andrei Neçajev kujtoi, se pikërisht falë Gajdarit u hodhën në vend themelet e ekonomisë së tregut, frytet e së cilës Rusia po i korr këto vitet e fundit: “Egor Timuroviç Gajdar mori në kohën e vet përgjegjësinë kolosale jo, thjesht, për nxjerrjen e vendit nga kriza jashtëzakonisht e thellë, por, faktikisht, edhe nga gjendja kur ai ndodhej-buzë falimentimit të plotë. Rreziqet kërcënuese të urisë, kaosit, shpërbërjes, luftës civile në vend ishin plotësisht reale. Dhe pikërisht veprimet e Egor Gajdarit, të mbështetura, sigurisht, edhe nga Boris Jelcini, aftësia e tij për të gjetur, ndoshta, rrugëzgjidhjen e vetme të mundshme të drejtë, guximi për të marrë mbi vete përgjegjësinë, lejuan shmangien e së keqes më të madhe për vendin.