Zëri i Rusisë Mbrojtësit rusë të të drejtave të njeriut Ludmilla Aleksejeva, Sergei Kovaljov dhe Oleg Orlov, të cilët përfaqësojnë shoqatën “Memorial” u nderuan në Strasburg me çmimin që mban emrin e Andrei Saharovit për vitin 2009. Vendimi mbi dhënien atyre të këtij çmimi u miratua nga liderët e fraksioneve politike të Europarlamentit në tetor. Rusët për herë të parë u bënë lauratë të çmimit, të themeluar nga Europarlamenti që në vitin 1988. Ai jepet çdo vit për “Arritje në kauzën e mbrojtjes të së drejtave dhe lirive të njeriut”