Zëri i Rusisë Në Berlin po zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë “Mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit”. Ndër  qëllimet kryesore të forumit ishin dënimi i përpjekjeve të heroizimit të fashizmit dhe bashkimi i radhëve në luftën kundër tentativave të rishkruarjes së historisë, të cilat kohët e fundit po vërehen në disa vende të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe të Europës Lindore. Në këtë konferencë marrin pjesë 400 delegatë nga 22 vende të botës. Kjo veprimtari nuk ka analog në historinë botërore. Ajo hodhi themelet e lëvizjes mbarë botërore të luftës kundër shtrembërimeve të historisë.