Zëri i Rusisë Në Moskë ndodhet me një vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmussen. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në negociatat me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës VeriAtlantike do të diskutojë situatën në Afganistan, Iran si edhe Traktatin për sigurimin europian, çështjet e bashkëveprimit në luftën kundër terrorizmit, narkotrafikut dhe piraterisë dhe pasojave të katastrofave natyrore dhe  teknogjene, njoftoi një burim në Kremlin. Sot, Rasmussen do të takohet gjithashtu edhe me Kryeministrin e Federatës Ruse Vladimir Putinin, Kreun e MPJ-së Sergei Lavrov dhe Kryetarin e Këshillit të Federatës Sergei Mironov. “Duke marrë parasysh parapërgatitjen e deklaruar nga Sekretari i ri Përgjithshëm i NATO-s për rritjen e cilësisë së partneritetit me Rusinë, vemendje e veçantë do ti kushtohet domosdoshmërisë së aktivizimit të bashkëpunimit në interes të forcimit të besimit, stabilitetit dhe parashikueshmërisë së situatës ushtarako-politike në Euroatlantik, reagimit akoma dhe më efektiv ndaj sfidave të përgjithshme që i bëhen si sigurimit të Rusisë ashtu dhe atij të vendeve të NATO-s”, njoftuan në Kremlin. Programi kaq i pasur, i larmishëm i Sekretarit të Përgjithshëm Rasmussen dëshmon për ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur në karakterin e marrëdhënieve të Rusisë dhe NATO-s gjatë këtyre kohëve të fundit. Në veçanti, pas ngjarjeve të gushtit të vitit të kaluar në Kaukaz. Që nga ajo kohë, pas njëfarë ftohjeje të përkohshme të iniciuar nga Aleanca, është mëse evidente kthesa rrënjësore për aktivizimin dhe vazhdimin e dialogut midis palëve. Arsyeja e një dinamike të tillë, dëshiron apo nuk dëshiron ta pranojë këtë NATO, konsiston në rritjen e autoritetit ndërkombëtar të Rusisë. Ja se çfarë tha në lidhje me këtë, në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Rusë pranë NATO-s Dimitri Rogozin: “Ne propozojmë që të nënshkruhet njëfarë kodi rregullash për marrëdhënie të respektueshme midis shteteve, që të fiksohet parimi i moszgjidhjes së çështjeve me karakter politik nëpërmjet rrugës ushtarake ose kërcënimeve me përdorimin e forcës ushtarake. Të fiksohet mundësia e pjesëmarrjes në sistemin e ri të sigurimit mbarë europian, në të cilin të gjitha vendet të jetë të barabarta dhe ku sulmi ndaj një shteti të vlerësohet si sulm i ndërmarrë ndaj Evropës në tërësi”.