Zëri i Rusisë Ekuipazhit të aeroplanit IL-76, i cili është marrë nën arrest në Bangkok për shkak të ngarkesës me armë që u gjend në bordin e tij, mund ti kanoset dënimi me vdekje. Siç deklaron gazeta Bangok Rost, pilotëve do ti paraqitetet akuza për ruajtjen ilegale të lëndëve eksplozive, gjë për të cilën ligji parashikon dënimin nga 2 vjet heqje lirie deri në masën më të lartë. Gjatë kontrollit të avionit, i cili po fluturonte nga Koreja e Veriut dhe bëri uljen në Bangok për tu furnizuar me karburant u gjeten 40 tonë armatime.