Zëri i Rusisë Presidenti i SHBA Barak Obama i dërgoi Liderit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) Kim Çen Iru një mesazh me qëllim që të rikthejë Phenianin në tavolinën e negociatave gjashtëpalëshe për diskutimin e problemit të shndërrimit të Gadishullit Korean në zonë të denuklearizuar. Hollësitë e përmbajtjes së letrës nuk bëhen të ditura, por Përfaqësuesi i departamentit amerikan të shtetit saktësoi, se verikoreanët kanë tani mundësi zgjedhjeje: ose të vazhdojnë të qëndrojnë si edhe më parë në izolim të plotë, ose të përfitojnë leverdi të caktuara nga kthimi në tryezën e bisedimeve. Reagimi i autoriteteve të RPDK ndaj mesazhit të Presidentit të SHBA-s akoma nuk është bërë i ditur.