Zëri i Rusisë Irani ka mundësi të organizojë në territorin e vet procesin e pasurimit të uraniumit, por për këtë atij i duhen disa muaj në mënyrë që të ndërrojë pajisjet e makineritë që funksionojnë aktualisht. Për këtë, deklaroi Drejtoi i Organizatës për energjinë bërthamore të Iranit Ali Akbar Salehi. Teherani e hodhi poshtë marrëveshjen e propozuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), në kuadrin e së cilës Iranit i duhet të nxjerrë 1.2 tonë uranium të varfëruar për pasurimin e tij të mëtejshëm në Rusi dhe prodhimin pas kësaj të lëndës djegëse bërthamore në Francë, e cila është e nevojshme për reaktorin e Teheranit. Teherani është dakort vetëm për këmbimin me etapa të materialit bërthamor dhe ekskluzivisht në territoin e vet.