Zëri i Rusisë Botimi “Rossijskaja gazeta” shkruan mbi përmbledhjen speciale të punimeve të botuar nga Akademia e Shkencave e Rusisë, kushtuar studimeve të trurit të njeriut. Siç konfirmon njëri nga neurofiziologët me emër Konstantin Anohin, Europa shpenzon për studimin e trurit dhjetra miliardë dollarë në vit. Shifra është vërtet fantastike. Sa për krahasim mund të themi, se Large Hadron Collider (Akseleratori i grimcave të ngarkuara me elektricitet) kushtoi “gjithësej” vetëm 8 miliardë dollarë. Përveç interesimit të shfaqur nga shumë shkencëtarë të ndryshëm ndaj këtij problemi ekziston edhe një shenjë tjetër, dhe pikërisht, ajo se shkenca e studimit të trurit të njeriut po hyn në fazën e zbulimeve tejet të rëndësishme. Njohja e punës së trurit tërhoqi edhe vemendjen e fondeve private shkencore dhe mecenatëve të pasur. P.sh., Fondi i industrialistit norvegjez Fred Kavli krijoi një rrjet të tërë institutesh private që merren me shkencat neurologjike në SHBA-s dhe në Europë dhe themeloi çmimin për zbulimet sensacionale në lëmin e studimit të trurit, analog me çmimin Nobel për nga shuma e financimit, i cili dorëzohet nga mbreti i Norvegjisë. Një nga themeluesit e Microsoft-it Paul Allen financoi disa vite më parë 100 milionë dollarë për krijimin e Institutit të studimit të trurit, i cili mban tani emrin e tij. Pyetjet e përgjithshme të tilla si: ç’është vetëdija (koshienca), të menduarit, gjithmonë janë cilësuar si tepër të vështira. Ndërsa, nga ana tjetër, neurofiziologjia ruse shfaqi interesim të veçantë, në radhë të parë, pikërisht ndaj pyetjeve të tilla. Ritmet e progresit në studimin e trurit aktualisht janë të habitshme. P.sh., leximi i mendimeve nuk është ndonjë gjë fantastike tani, siç do të dukej kjo jo dhe aq shumë kohë më parë.


Komentimi i artikullit të ditës


Një nga specialistet kryesore të Institutit Klinik të Trurit Natalia Gadxhijeva mendon, se për këto vitet e fundit një nga arritjet më të qenësishme shkencore në Rusi u bë studimi i enëve të gjakut të trurit të kokës: “Enën e gjakut ne mund ta shohim pa bërë prerjen e kokës. Ne mund të bëjmë radiografi të kokës, tomografi kompjuterike me rezonacë magnetike. Në varësi nga ajo që shohim mund të ndërmarrim ndërhyrje kirurgjikale, të vazhdojmë kurimin e mëtejshëm medikamentoz, i cili mund ti shpëtojë jetën njeriut. Dhe jo rrallëherë personave në moshë të re, të aftë për punë. Unë nuk mund të them në mënyrë të njëkuptimshme, se ne kemi mbetur shumë mbrapa Perëndimit. Kjo është njëlloj si të krahasosh Japoninë dhe Amerikën. Po, vërtet, disa teknologji janë tani për tani të paarritshme për ne. Por këtu gjithçka varet nga ajo, se pikërisht ç’tema shkencore është e domosdoshme shqyrtohen. Në lidhje me një sërë çështjesh, duhet thënë, se ne parakalojmë shumë studjues botërorë”, tha Natalia Gadxhijeva.