Zëri i Rusisë NATO në vitin 2012 do të dislokojë në Bullgari elementet  e mburojës së përgjithshme antiraketë të Europës, njofton botimi ITAR-TASS duke u referuar tek intervista e një burimi të lartë zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes të Bullgarisë dhënë gazetës bullgare “Sega”. Sistemi i mbrojtjes antiraket i SHBA-së, i cili duhej të dislokohej në Poloni dhe Çeki, do të ndahet në disa elemente dhe do të vendoset nën drejtimin e Aleancës në Bullgari, Rumani dhe Turqi.