Zëri i Rusisë Agjencia RIA Lajmet me shënimin “urgjent” njofton për incidentin që ndodhi në stacionin kryesor hekurudhor në qytetin Legnice, ku më tepër se 200 shtetas të huaj-qytetarë të Rusisë dhe Gjeorgjisë-uzurpuan një tren dhe duan të arrijnë me të deri në Strasburg me qëllim që të ankohen për kushtet e këqia në të cilat ata jetojnë në qendrat për refugjatët. Kolegia jonë Magdalena Tllig u lidh me telefon me korrespondentin e Radio” Vrosllav” Anxhei Anxhejevskij dhe iu lut atij që të hedhë dritë mbi ndodhinë në fjalë: “Në momentet aktuale treni ka ndaluar në vend në qytetin Zgozhelec Uisçe. Në të ndodhen rreth 250 persona, - thotë korrespondenti Anxhei Anxhejevskij. Nga biseda e zhvilluar me ta unë arrita të mësoj, kur treni qendronte ende në Legnice, se ata janë kryesisht gjeorgjianë, çeçenë, ingushë. Të gjithë këta njerëz gjatë shumë javëve, muajve dhe bile viteve të fundit kanë jetuar në territorin e Polonisë, në Qendrat e mbajtjes së personave të cilët kanë kërkuar strehim politik në këtë vend. Ata vendosën të drejtohen në Strasburg me qëllim që të deklarojnë mbi atë, se në ç’kushte të tmerrshme jetojnë ata në Poloni. P.sh., një vajzë më tregoi mua dorën e vet të gjymtuar nga një infeksion i tmerrshëm. Dihet fort mirë, se këta njerëz nuk mund të shkojnë në Gjermani, sepse vizat që kanë ata u lejojnë atyre të qarkullojnë vetëm brenda territorit të Polonisë. Një problem tjetër është edhe ai, se ata hipën në tren pa blerë paraprakisht bileta, duke deklaruar se, thjesht, nuk kanë para. Pikërisht, për këtë arsye, trenin e ndaluan në Zgozhelce, në kufirin me Republikën Federale Gjermane. Unë nuk e kam idenë se ç’vendim do të merret nga policia, ndërsa më pas nga kufitarët, por nga burimet jo zyrtare unë mësova, se gjermanët sikur gjoja janë shprehur se këta njerëz nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Gjermanisë. Në këtë moment treni është rrethuar nga policia dhe, me sa duket nga të gjitha, “pasagjerët” do ti nxjerrin me forcë prej andej”, njofton nga Polonia korrespondenti Anxhei Anxhejevskij. Gazetarët, për fat të keq, nuk kanë tani kurrëfarë mundësie të komunikojnë as me shkelësit e rregullave, as me bashkëpunëtorët e organeve të ruajtjes së rendit, vazhdon më tej Anxhei Anxhejevskij. - Unë di vetëm se në çështjen që ka të bëjë me vendosjen e fatit të tyre u ingranua tani Kryetari i bashkisë së qytetit Legnice. Kurrëfarë organizatash shoqërore tani për tani nuk kanë shfaqur ndonjë interesim ndaj ngjarjes në fjalë. Situatën me refugjatët e huaj në Poloni e komentoi me lutjen e radiokompanisë “Zëri i Rusisë” korrespondenti i Radio “Vrocllav” Anxhei Anxhejevskij.