Zëri i Rusisë Në sferën e aplikimit të inovacioneve në vend nuk po ndodh faktikisht asnjë gjë e qenësishme, deklaroi Dimitri Medvediev në takimin me udhëheqjen e Akademisë së Shkencave të Rusisë. “ Po flasim për këto gjëra plot 15 vjetë me radhë, por suksese nuk janë arritur akoma”- tha ai. Sipas fjalëve të tij, “ekziston shkëputje e madhe midis stadeve të punëve shkencore, komercializimit dhe aplikimit”. Presidenti mendon, se modernizimi teknologjik duhet të orientohet për përdorimin e inovacioneve.