Zëri i Rusisë Afro 200 të huaj në stacionin hekurudhor në qytetin polak Legnic zaptuan një tren. Emigrantët duan të mbërrijnë deri në Strasburg në mënyrë që të ankohen për kushtet e këqija të jetesës në qendrat për refugjatët ku ata janë të detyruar të jetojnë, njofton radio “Vrocllav”. Sipsa të dhënave të radiostacionit, në Strasburg kishin ndërmend të shkonin qytetarë të Gjeorgjisë dhe Rusisë. Administrata e rrugës hekurudhore në lidhje me këtë thirri për ndihmë policinë. Sipas informacionit të fundit, treni i zaptuar u ndalua në kufirin polako-gjerman. Për zhvillimin e negociatave në vendin e ngjarjes mbërritën përfaqësuesit e autoriteteve polake dhe policia.